Djali i shëndoshë që u bë “Mbreti” i basketbollit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 11:17 | Sporte të tjera

Nikola Jokic u zgjodh sot si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt (MVP) në NBA. Triumfi i basketbollistit serb në kampionatin amerikan është i veçantë, pasi bëhet fjalë për një lojtar që nuk ka shumë lidhje me atë që tifozët janë mësuar të shohin në NBA.

Jokic është një personazh që ka arritur në majë duke luftuar me dyshimet që vinin nga fiziku i tij dhe duke marrë maksimumin nga inteligjenca që tregon në parket.

https://a2news.com/2021/06/09/serbi-jokic-i-denver-shpallet-lojtari-me-i-mire-i-sezonit-te-nba/

Qendra e Denver Nuggets arriti në NBA krejtësisht në heshtje, duke qenë zgjedhja numër 41 në draft-in e vitit 2014. Madje, momenti i zgjedhjes së tij u injorua nga televizioni, që në atë moment po jepte një reklamë patatinash. Ndërsa vetë ai, kur u përzgjodh, ishte duke fjetur gjumë.

Një indiferentizëm që shumë herë ka qenë ushqimi i kritikëve të tij, ndërsa pesha dhe fiziku i serbit bënë që të dyshonin edhe drejtuesit e skuadrës që vendosi t’i besonte.

https://www.youtube.com/watch?v=tVPVu7G3alw

“Është e vërtetë, fiziku i tij nuk ishte aspak tërheqës”, thotë Tim Connelly, i cili e kishte pikasur Jokicin kur luante në Evropë.

Edhe pse aspak muskuloz, Jokic shkëlqeu sezonin e kaluar, ndërsa, gjatë karantinës, ai humbi 20 kg, duke shfaqur një formë edhe më të mirë këtë sezon, ku u vlerësua me çmimin që e ëndërrojnë të gjithë.

Nikola Jokic është MVP i parë që kur Kobe Bryant, në vitin 2008, e fitoi këtë çmim duke i luajtur të gjitha ndeshjet e sezonit. Gjithashtu, ai është qendra e parë që fiton MVP pas më shumë se 20 vitesh. Shaquille O’Neal e fitoi për herë të fundit në vitin 2000. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos