Zhduket shefi i Policisë të Malit të Zi, mund të jetë në Shqipëri

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 18:04 | Ballkani
Zhduket shefi i Policisë të Malit të Zi, mund të jetë

Po kthehet në mister zhdukja e shefit të Policisë të Malit të Zi Rudolf Elezovic. Kryepolici humbi gjurmët rreth gjashtë ditë më parë, dhe forcat e rendit po hetojnë nëse zhdukja ka lidhje me një operacion policor të koduar "Kurth", kur 24 persona u arrestuan nën dyshimin e kontrabandës së 2, 5 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria. Për të kaluar më pas në vendet e BE-së.

Rudolf Elezović ka kryer funksionin e shefit të policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014.  Më pas, ai shërbeu si përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kalimit të kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, pikat kufitare Sukobin dhe Tivar, si dhe të gjithë kufirin shtetëror në territorin e komunave të Ulqinit dhe Tivarit.

Në operacionin "Kurth", u arrestuan 24 persona, 15 prej tyre nga Ulqini, dhe me atë rast, u konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefonat dhe kartat SIM.

Është bashkëshortja e tij Marina që raporton zhdukjen, ku sipas disa burimeve të A2 pohon se ka tentuar të kontaktojë Elezovic,  por telefoni rezulton i fikur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos