
Jo vetëm që vuajnë të gjejnë një vend të sigurt pune, por edhe duhet ta mbajnë atë më shumë presion. Gratë ende sot kanë vështirësi të mëdha në përshtatjen e ambientit të punësimit. Shqipëria ka shifra negative në raport me vendet e Bashkimit Europian sa i përket barazisë në punë dhe forcimi të rolit të gruas në vendimmarrje. Shqipëria e shtata në listë për pabarazi.
Sektori fason shihet nga ekspertët e punësimit si tregu i punës më diskriminues për gratë. Shqipëria ka bërë hapa galopant sa i përket të drejtave të grave, por që kanë mbetur thjesht në letër.
Në këto kushte gruaja dhunohet sistematikisht në çdo aspekt të jetës duke i mohuar asaj të drejtën për të jetuar e punuar lirisht.
Përfshirja e gruas në shoqëri dhe dhënia e hapësirës së nevojshme sipas ekspertëve të fushës duhet të nis nga administrate publike e më pas duke ndjekur të njëjtin shembull edhe në biznesin privat. (A2 Televizion)