











Triumfi i pestë në gjashtë sezonet e fundit të Premier League, për Manchester City ka
nisur me një festë të organizuar në një prej klubeve më në zë të natës në
qytete.
Pasi u kurorëzuan kampion të shtunën pas fitores së Nottingham Forest ndaj Arsenalit,
City vulosi legjitimoi festën për titullin 24 orë më pas, duke mundur Chelsea-n
me një gol të talentit argjentinas Julian Alvarez të dielën.
Perfomanca bindëse në fushë më pas ia la vendin festës në klubin “MNKY HSE”, ku lojtarët,
partneret e tyre dhe familjarët u fotografuan duke hyrë në orët e para të
mëngjesit.
Ishin sulmuesi norvegjez Erling Haaland dhe e dashura e tij Isabel Johansen ata që
drejtuan festën, teksa me pizhame të personalizuara ngjyrë bojqielli shkëlqyen
para objektivit të fotografëve.
Haaland dhe Johansen u dalluan nga turma për shkak të veshjes së përzgjedhur, ndërsa
bomberi norvegjez dhuroi një buzëqeshje para kamerave pas një sezoni magjik ku
arriti të shënojë 36 gola, duke thyer rekordin e golashënuesit të Premier
League.
Babai i Haaland, Alf-Inge, u bashkua me djalin e tij dhe veshi një këmishë bojëqielli,
por vendosi të mos kopjonte trendin e veshjes së pizhameve.
Kapiteni i klubit, Ilkay Gundogan, mori pjesë gjithashtu në festimet së bashku me gruan
e tij, me mesfushorin gjerman që vendosi të bënte një pamje të rastësishme,
pasi kishte veshur një xhaketë të zezë me një bluzë të bardhë të thjeshtë.
De Bruyne ishte dukshëm emocional, pasi shënoi kundër Real Madridit në Bernabeu në fillim
të këtij muaji, dhe më pas ndau një përqafim të gjatë me Henry-n, kur City
mposhti gjigantët spanjollë javën e ardhshme.
I preferuari i tifozëve John Stones, i cili ka dëshmuar shkathtësinë e tij nën
drejtimin e Pep Guardiolës këtë sezon, u pa i veshur me xhinse, bluzë dhe një
xhaketë teksa shoqërohej nga partnerja Olivia Naylor.
Shoku i tij i skuadrës te Anglia, Kyle Walker, u shfaq i veshur me një kapele
bejsbolli, ndërsa Bernardo Silva dhe partnerja e tij buzëqeshën për kamerat
teksa iu bashkuan festës.
Qendërmbrojtësi Ruben Dias, i cili ka fituar titullin në secilin nga tri sezonet e tij në City
dhe ka qëndruar stoik sa i përket veshjes, duke mbajtur xhinse blu të çelët
dhe një kapuç ngjyrë kafe.
Kalvin Phillips ishte gjithashtu i gjithë buzëqeshur, pasi Guardiola i besoi për herë
të parë në këtë sezon të Premier League që të startonte nga minuta e parë.
Julian Alvarez ishte golashënuesi i ndeshjes së Cityt të dielën dhe ka pasur një sezon
të parë të jashtëzakonshëm në Angli, pasi arriti të fitonte si protagonist
Kupën e Botës me Argjentinën në Katar në dhjetor.
Sulmuesi i ri ishte veshur me xhinse dhe një T-Shirt, ndërsa mbi supe mbante edhe një
xhaketë sportive për eventin në fjalë.
Portieri Ederson u bë kryefjalë e mediave më herët të dielën, pasi kishte lyer flokët
blu për ndeshjen e fundit të sezonit të City-t në shtëpi.
Por nuk kishte asnjë shenjë të bojës blu në mbrëmje, pasi ai u shfaq me syze dielli që
binin në sy dhe një zinxhir floriri, ndërsa mbante duart me gruan e tij.
(A2 Televizion)