Ronaldinho anulon tërheqjen, rikthehet në fushë në moshën 39-vjeçare

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 14:06 | Futboll

Ronaldinho ka vendosur të anulojë, të paktën përkohësisht, tërheqjen nga futbolli dhe do të zbresë përsëri në fushë me një skuadrën kolumbiane Independiente Santa Fe.

Ish-ylli i Barcelona-s do të luajë me këtë skuadër duke filluar nga tetori i këtij viti, duke debutuar në një ndeshje miqësore. Nuk dihet ende se sa do të zgjasë kjo aventurë e brazilianit, por është e sigurt që të ardhurat e klubit kolumbian do të rriten ndjeshëm me praninë e tij, pasi çmimi i biletave flitet se është caktuar në rreth 40 euro.

Santa Fe vlerësohet si një ndër skuadrat më të suksesshme të futbollit në Kolumbi, pasi ka fituar 17 herë titullin kampion. Problemi i vetëm për pengimin e kësaj lëvizjeje është fakti që Ronaldinho për momentin nuk ka pasaportë, pasi i është marrë nga autoritetet kur nuk arriti të paguante një gjobë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos