Pasimi i Manajt për Hysajn, 100 mijë klikime në pak orë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 10:50 | Futboll
Pasimi i Manajt për Hysajn, 100 mijë klikime në pak orë

Në ndeshjen kundër Islandës, Rey Manaj u konfirmua si një prej talenteve për të cilët Shqipëria ka shumë nevojë, duke dhënë një kontribut në fitoren e rëndësishme që ringjalli shpresat e Kombëtares për kualifikim.

Pasimi i tij me thembër për Elseid Hysajn në golin e dytë ishte kulminimi perfekt i një mbrëmjeje të shkëlqyer për të. Një veprim teknik që është vlerësuar edhe nga UEFA, e cila e ka veçuar në faqen e “EURO 2020”. Në pak orë video ka marrë mbi 100 mijë klikime në Facebook dhe 80 mijë në Instagram.

Pak ditë më parë, driblimi i Keidi Bares ndaj Antoine Griezmann dhe “tuneli” ndaj Lemar, u bë gjithashtu virale, duke marrë qindra mijëra klikime në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/10/300-mije-klikime-per-4-ore-behet-virale-videoja-e-bares-duke-turperuar-yllin-e-frances/
https://a2news.com/2019/09/11/rrefehet-rey-manaj-endrra-me-kombetaren-la-liga-dhe-rikthimi-te-interi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos