Women Champions League, Vllaznia humbet minimalisht ndaj danezeve

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 21:19 | Futboll

Vajzat e Vllaznisë humbën sot në “Loro Boriçi” ndeshjen e parë të vlefshme për turin e 1/32 të “Women Champions League”.

Përballë kishin ekipin e fortë danez të Fortuna Hjorring, i cili mposhti shkodranet me rezultatin minimal 1-0.

Momenti i penalltisë

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua me penallti nga Moler në minutën e 67-të, ndërkohë që danezet për dy herë kishin goditur shtyllën në pjesën e parë.

Shkodranet zhvilluan një ndeshje të mirë, por misioni në Danimarkë bëhet shumë i vështirë.

Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Lekaj

“Shpresë në Danimarkë? Të shkosh me humbje nuk e bën të thjeshtë, por futbollit nuk i dihet, ne i kemi shënuar mangësitë tyre”, thotë trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj, që nënvizon gjithsesi se “të vjen keq për rezultatin ashtu siç erdhi. Ne krijuam raste, gabuam në një episod aksidental dhe kishim mundësi te shënonim sërish. Dhamë maksimumin, por duhet të mbanim më shumë topin”.

Tranjerja daneze, Carie Kveton

Ndërkohë, përtej kënaqësisë për rezultatin pozitiv, edhe trajneri e danezeve, Carrie Kveton, vlerësoi Vllazninë që sipas saj “është ekip  shumë i mirë, veçanërisht në fazën e transicionit të topit, dhe me një mbrojte të forte. Në ndeshjen e kthimit, duhet të realizojmë më shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos