Cristiano Ronaldo Leoo Messi Kendall Jenner David Beckham Selena Gomez
Të dy luftojnë për titullin e futbollistit më të mirë në planet prej më shumë se një dekade. Vetëm pak ditë më parë, Cirstiano Ronaldo arriti një tjetër rekord, duke shënuar golin e 700-të në karrierë në ndeshje zyrtare. Ndërsa këtë herë, arriti të “fitojë” bindshëm kundër Leo Messi-t, të paktën për sa i përket fitimeve nga Instagram,.
Portugezi ka arritur të mbledhë 44 milionë euro nga postimet në rrjetin social vitin e kaluar, më shumë se dyfishin e argjentinasit, i cili ka siguruar 21,5 milionë dollarë. Në vend të tretë renditet modelja Kendall Jenner, ndërsa në vend të katërt David Beckham, i cili edhe pse e ka lënë futbollin e luajtur prej vitesh, ka mundur të sigurojë për vitin e kaluar 10 milionë euro nga postimet në Instagram. Në vend të pestë renditet Selena Gomez, me 7,4 milionë euro.
Edhe më befasuese nga këto shifra është fakti që Ronaldo i ka siguruar 44 milionë eurot vetëm me 34 postime në Instagram, sipas shifrave të raportuara nga studimi i “Buzz Bingo”, duke fituar mesatarisht 900 mijë euro për secilin. (A2 Televizion)