Ulërima dhe shenja me duar, Guardiola “çmendet” nga VAR-i

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 09:03 | Futboll

VAR-i ishte një nga protagonistët e supersfidës Liverpool-Manchester City, të përfunduar me rezultatin 3-1 për vendasit.

Në minutën e 83-të të ndeshjes, Sterling krosoi në zonë dhe topi goditi dorën e majtë të Alexander-Arnold. Një penallti e mundshme mund ta ngushtonte rezultatin në 3-2, por arbitri kryesor Michael Oliver dhe arbitri i VAR-it, Paul Tierney nuk e panë të arsyeshme të akordonin 11-metërsh.

Ky vendim bëri që Pep Guardiola të protestonte me ulërime te arbitri i katërt, duke i kujtuar se kjo ishte penalltia e dytë që nuk i jepej ekipit të tij. Aksioni i parë i dyshimtë ishte sërish me protagonist Alexander-Arnold, i cili me krahun e hapur preku një tjetër top në zonë dhe nga aty nisi kundërsulmi që çoi në golin e parë të Liverpool, me autor Fabinho.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola “shpërtheu”: “Mos më pyesni mua për penalltitë, pyesni shefin e VAR-it dhe atyre që janë përgjegjës në ndeshje për VAR-in. Unë dua të flas për ndeshjen që zhvilluam, një nga ndeshjet më të mira tonat”.

Kur iu vu në dukje se shefit të VAR-it nuk i lejohet të japë deklarata për mediat, Guardiola u tha gazetarëve: “Bjerini telefonit, shkojini në shtëpi dhe trokitini në derë. Bëni çfarë të doni, por po ju lutem që të mos më pyesni mua”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=-LhcTGafSgw

A2 CNN Livestream

Latest Videos