Rrahmani rrëfen jetën e tij në faqen zyrtare të Napolit

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 14:47 | Futboll
Rrahmani rrëfen jetën e tij në faqen zyrtare të Napolit

Amir Rrahmani po kalon një sezon të shkëlqyer te Napoli duke u bërë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, kosovari tregoi fillimet e tij në futboll, si dhe vështirësitë që kaloi për të qenë sot aty.

“Kur isha i vogël nuk kisha pasionin për futbollin pasi kisha gjëra të tjera më prioritet. Me familjen qëndruam 1 vit në Irlandë dhe më pas u kthyem në Kosovë kur mbaroi lufta. Karrierën e fillova në moshën 8-vjeçare në ekipin e shkollës që quhej Kosova-Prishtina. Nuk mbaj mend shumë gjëra, por kujtimet kanë qenë të bukura. Nuk e mendoja luftën si unë dhe familja ime. Na dukej interesante që të nisnim diçka të re”, tha Rrahmani.

Rahamani theksoi se pavarësisht luftës në Kosovë dhe gjithë problemeve të tjera, ai kurrë nuk mendoi të heqë dorë dhe me shumë punë arriti të ishte në maja të futbollit.

“Kur isha i ri nuk kisha një qëllim dhe për ata që lindin në Kosovë, nuk është e lehtë. Disa ia arritën t’ia dilnin dhe ne ishim me fat. Pas 5 vitesh, ku FIFA dhe UEFA e lejuan Kosovën që të merrte pjesë në kompeticionet europiane, unë isha ndër të parët që u pranova, pasi kisha qenë në Shqipëri më parë. Kështu që për mua ishte një privilegj”.

Në fund, 28-vjeçari u shpreh se dëshiron të vijojë karrierën e tij te Napoli, është një skuadër e ndërtuar për të fituar dhe pse jo në fund e gjithë kjo punë të kurorëzohet me titullin kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos