
Banorë të fshatit Rrajcë Sutaj në bashkinë e Prrenjasit kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Por ndryshe nga protesta të ngjashme në vende të tjera, ku banorët kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit, në këtë zonë ujësjellësi është i ri me një investim prej 6 milionë euro, që do u garantonte ujë 24 orë. Por në realitet uji u mungon këtyre banoreve në çezmat e tyre.
Vetëm në Sutaj janë 130 familje që e vuajnë këtë problem. Emigrantë të ardhur nga Greqia në banesat e tyre shprehen se nuk kanë as ujë për t’u larë.
Për përgjegjësin e Ujësjellësit të Prrenjasit Ylli Alla, situata e furnizimit me ujë është për shkak të uljes së nivelit të ujit në burimin që shfrytëzon ujësjellësi i ri për shkak të thatësirës dhe nuk ka të bëjë me mosfunksionimin si duhet të ujësjellësit. Por në depon e këtij të fundit situata është ndryshe. (A2 Televizion)