
Sot, tabloja sinoptike në vend paraqet reshje shiu dhe dëborë në zona të izoluara, nga mëngjesi në mbrëmje.
Rrebeshe të herëpashershme do të ketë ultësira perëndimore dhe skaji jugor, deri vonë pasdite, kur fillon përmirësimi gradual i kushteve të motit në veri dhe qendër.
Temperaturat nuk ndryshojnë, luhaten nga 0 në 14°C.
Era do fryjë e fortë në det ku paraditja sjell edhe stuhi detare, por era në territor, do të jetë kryesisht mesatare. (A2 Televizion)