"Rrëmbimi i policëve, akt agresioni", Kurti: NATO ta dënojë dhe të garantojë sigurinë në kufi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 15:09 | Kosova
"Rrëmbimi i policëve, akt agresioni", Kurti: NATO ta

Nga Forumi i Prespës në Strugë, Kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, që sipas tij u morën peng nga forcat serbe.

Në fjalën e tij, gjatë një paneli në kuadër të forumit, Kurti përcolli edhe informacionin se prokuroria në Serbi kishte hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve, ndërsa ka mbajtur në fuqi ato për posedim të paligjshëm të armëve.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për thirrjen që efektivët të lirohen pa kushte, kryeministri kërkoi që e gjithë bashkësia ndërkombëtare ta dënojë fort agresionin.

Kurti i bëri gjithashtu NATO-s të dënojë shkeljen që, sipas tij, i bëri Serbia Marrëveshjes së Kumanovës, më 1999 dhe të garantojë mbrojtjen e kufijve në veriun e vendit, ku siç tha ka një vakum për shkak të moslejimit të ushtrisë së Kosovës atje.

Sipas Kurtit, ajo që i duhet rajonit është që Serbia të deklarojë pavarësinë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe të heqë dorë nga politikat e hegjemoniste.

Shefi i ekzekutivit të Prishtinës përsëriti se është i gatshëm të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, kur të përgatitet terreni për të bërë diçka të tillë, pasi siç tha, nuk “mund t’ia dorëzojë Republikën demokratike një policie fashiste”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos