"Policët të lirohen menjëherë", Kurti i bën thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 20:19 | Kosova
"Policët të lirohen menjëherë", Kurti i bën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideroi akt agresioni ndërkombëtar rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe gjithashtu apeloi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt.

“Tre oficerë policie të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Edhe hyrja e forcave serbe, edhe rrëmbimi janë akte agresioni ndërkombëtar. Bëjmë thirrje që oficerët të lirohen menjëherë dhe komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë këto akte”, shkruan Kurti në rrjetin social.

https://a2news.com/2023/06/14/kurti-dyshojme-se-3-policet-u-rrembyen-nga-ushtria-e-serbise-synojne-destabilizimin/
https://a2news.com/2023/06/14/policia-e-kosoves-ishte-rrembim-klasik-nga-forcat-serbe-kemi-njoftuar-nderkombetaret/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos