Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Edi Rama

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 20:11 | Kosova
Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat“, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/14/policia-e-kosoves-ishte-rrembim-klasik-nga-forcat-serbe-kemi-njoftuar-nderkombetaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos