Rrëshqet në akull teksa po hidhte plehrat, ndërron jetë një person në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 08:39 | Kronikë
Rrëshqet në akull teksa po hidhte plehrat, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, ku një 61-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, dyshohet se duke hedhur mbeturinat në koshin e plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

61-vjeçari ishte dërguar me shpejtësi në Urgjencën e Elbasanit, por nuk ka mundur të mbijetojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos