Reshjet e orëve të fundit të shiut kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave nga kodra e Currilave në Durrës.
Një masiv dheu ka rënë gjatë orëve të mëngjesit duke bllokuar njërin kah të rrugës. Fatmirësisht përveç problematikës në qarkullim, nuk ka shkaktuar dëme të tjera.





Ndërmarrja e shërbimeve në Durrës ka nisur pastrimin e rrugës, ndërsa zona paraqet problematikë të rënies së dherave sa herë që ka reshje shiu me intensitet ose që zgjasin për disa ditë. (A2 Televizion)