Rrethohet Kapitoli, makina përplas rojet e sigurisë. Humb jetën një polic dhe autori

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 19:25 | Bota

Godina e Kongresit në Washtingon është rrethuar nga forca të shumta policie mesditën e së premtes për motive sigurie.

Nga sa raportohet nga vendngjarja, një makinë ka përplasur dy roje dhe ka tentuar të çajë barrikadën e vendosur në “Constitution Avenue”.

Më pas, shoferi ka dalë nga mjeti i armatosur me një thikë në dorë dhe plagosi dhe një polic tjetër, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e tjera të sigurisë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Gjithashtu dhe një efektiv policie ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Situata është ende e paqartë, ndërkohë që zona është rrethuar dhe qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë larg saj.

Kapitoli, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos