Rrezikon trajneri Koeman, Xavi, Pirlo e Conte mes kandidatëve për stolin e Barcelonës

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 13:09 | Futboll
Rrezikon trajneri Koeman, Xavi, Pirlo e Conte mes kandidatëve për

Pas startit zhgënjyes të sezonit dhe barazimit më të fundit me Granadën, trajneri Ronald Koeman rrezikon shkarkimin nga stoli i Barcelonës. Vendi i shtatë në renditje dhe distanca me 5 pikë nga Real Madrid kanë rritur pakënaqësitë për punën e teknikut holandez.

Dy ndeshjet e radhës në La Liga me Cadiz dhe Levante do të jenë vendimtare për të ardhmen e Koeman. Presidenti Laporta po shqyrton kandidatët e mundshëm, duke nisur nga Ten Hag, për të vijuar me Xavi dhe Roberto Martinez. Mes alternativave, edhe pse shanset janë më të pakta, përmenden edhe trajneri i Interit kampion, Antonio Conte, por edhe Andrea Pirlo i larguar pas aventurës jo të mirë te Juventusi.

Gjithsesi, shkarkimi i Koeman komplikohet nga situata financiare. Prishja e kontratës me trajnerin do t’i kushtonte katalanasve 13 milionë euro, prej pagës 7 milionë euro në sezon dhe një klauzole të veçantë që lidhet me kontratën 2-vjeçare, me opsion për rinovimin edhe për vitin e tretë. Nëse Barcelona nuk do ta konfirmonte teknikun edhe për sezonin e tretë, klubi do të detyrohet të paguajë 6 milionë euro te federata holandeze, për prishjen e kontratës me përfaqësuesen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos