Rreziku nga bombolat e gazit, Inspektorati: Mos i mbushni në karburante

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 14:09 | Aktualitet
Rreziku nga bombolat e gazit, Inspektorati: Mos i mbushni në karburante

Synon të blesh lirë, por ndodh ta paguash shtrenjtë, madje dhe me jetë. Kështu ndodh me bombolat e gazit në Shqipëri, ku për mbushjen e tyre, pa llogaritur sigurinë, qytetarët zgjedhin tregun informal dhe pikat e karburanteve.

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqishëm për të kontrolluar të gjithë tregun. Në këto kushte, specialistët iu bëjnë apel qytetarëve që t’i drejtohen pikave të licencuara.

Në një nga kompanitë e licencuara në Tiranë për tregtimin e gazit. Mbushja e bombolave dhe  kontrolli teknik i tyre bëhet sipas standardeve. Mbi bombolat njëngjyrëshe, identifikuese për çdo kompani, është shënuar informacioni dhe afatet për kolaudimin. Por për kompanitë e licencuara problem mbetet tregu informal dhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve.

Por duke marrë shkas nga shpërthimi në Drashovicë, specialistët e Institutit Teknik Shtetëror Tregojnë rrezikun nga bombolat njëpërdorimshme, ngjyrë portokalli, që tregtohen në pika të ndryshme shitje. Por dhe pse e njohin rrezikun, banoret bëjnë zgjedhjen më të lirë dhe gjithçka tjetër ia lënë në dorë Zotit... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos