Meta e kallëzoi në SPAK, Gjonaj: E rëndësishme që Presidenti njohu institucionet e reja të drejtësisë, që u lodh duke i luftuar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 16:56 | Politikë
Meta e kallëzoi në SPAK, Gjonaj: E rëndësishme që

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar ndaj kallëzimit të Presidentit Meta ndaj saj dhe dy zyrtarëve të tjerë të dikasterit që ajo drejton.

“Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht, por dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë”, shkruan Gjonaj.

“Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos