Investimet në rajon, Rama: Duam autostradën që lidh Ballkanin me BE

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 15:05 | Politikë
Investimet në rajon, Rama: Duam autostradën që lidh Ballkanin me

Investimet në Ballkan ishin në fokus të takimit të organizuar nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, që mblodhi në Londër liderët e Ballkanit Perëndimor. Investimet e BERZH gjatë viteve të ardhshme pritet të fokusohen në energjinë e rinovueshme.

Qëndrimi i takimit mbështetej tek rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal, si një mënyrë për të thithur më shumë investime. Kryeministri shqiptar Edi Rama nënvizoi projektin e Mini Shengenit Ballkanik si shembullin më të mirë të punës së përbashkët. Rama u ndal gjithashtu tek projekti i autostradës Adriatiko-Joniane, si një arterie që do të lidhte rajonin me Bashkimin Europian.

Deri më sot, BERZH ka investuar mbi 1.4 miliardë euro në Shqipëri. Në strategjinë e saj për vendin tonë, banka vëren se Shqipëria ka nevojë të rrisë produktivitetin, përmes thithjes së investimeve të huaja dhe zhvillimit të sektorëve si turizmi, manifaktura dhe bujqësia.

Ditën e hënë ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi tenderin për rehabilitimin e rrugës Vlorë-Orikum, asaj Shëngjin-Baks-Rrjoll dhe segmentin që lidh Librazhdin me Bulqizën, që do të kushtojë 50 milionë dollarë dhe do të financohet nga BERZH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos