Rreziku nga mbytja në plazhe, shtimi i rojeve bregdetare ka ulur numrin e humbjeve të jetës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 12:43 | Aktualitet
Rreziku nga mbytja në plazhe, shtimi i rojeve bregdetare ka ulur numrin e

Ndonëse ende larg kapaciteteve të nevojshme, rritja e numrit të rojeve bregdetare në plazhet e vendit ka reduktuar ndjeshëm rastet e humbjeve të jetës si pasojë e mbytjes.

Për sekretarin e Federatës Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë", Gent Lasku, problem mbeten plazhet publike për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.

Prej vitit 2017, rreth 110 qytetarë shqiptarë dhe të huaj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjeve në plazhet e vendit. Teksa sezoni turistik veror ende nuk është mbyllur, numri i fataliteteve është reduktuar ndjeshëm duke u ulur në rreth pesëmbëdhjetë këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos