All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rrëzimi i shtatores së diktatorit, Berisha: PD do të ridimensionojë historinë e komunizmit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 16:54 | Politikë
Rrëzimi i shtatores së diktatorit, Berisha: PD do të
All - Paragraf - 1

32-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha e gjen Partinë Demokratike me thirrjen për një tjetër revolucion që synon largimin e asaj që opozita e cilëson regjimi i Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat kreu demokrat Sali Berisha shprehu mirënjohjet për ata që kontribuuan në rënien e sistemit komunist si dhe premtoi se forca politike që ai drejton do të ridimensionojnë historinë e komunizmit.

 “Jam këtu para jush për t’u përulur me nderimin më të thellë, ndaj dhjetëra e dhjetëra e mijëra burra, grave dhe të rinjve, të moshuarve, martirëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në burgjet e përqendrimit të diktaturës komuniste. Në këtë kontekst garantoj se PD do bëjë gjithçka për një ridimensionim të plotë të të vërtetave historike të këtij vendi”, deklaroi ai.

All - Paragraf - 3

Duke e quajtur kreun e qeverisë fatkeqësi kombëtare, Berisha e cilësoi 20 shkurtin e vitit 1991 frymëzim për betejën e nisur kundër kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës Berisha mblodhi në seli drejtuesit politik të PD ku foli për përgatitje të mosbindjes civile.

 “Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: Është e shenjtë!”, ishin fjalët e tij.

Kreu demokrat ftoi qytetarët t’i bashkohen asaj që opozita e quan revolucion paqësor  duke u shprehur se është e vetmja mënyrë që të largohet qeveria Rama.

All - Paragraf - 6

“Kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes si mund ta shpëtojë? Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë. Në 3 mars PD ka thirrur protestë kombëtare që sipas Berishës ka në fokus vetëm Edi Ramën.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/20/berisha-rruge-tjeter-aty-ku-vdes-vota-pervec-revolucionit-nuk-ka/
https://a2news.com/2023/02/20/berisha-mosbindja-civile-eshte-element-thelbesor-i-revolucionit-paqesor/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos