Rusia i bllokon Polonisë furnizimin me naftë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 15:25 | Bota
Rusia i bllokon Polonisë furnizimin me naftë

Gjigandi polak i naftës PKN Orlen ka bërë të ditur ditën e sotme se Rusia ka ndërprerë furnizimin me naftë përmes tubacionit Druzhba. Ky i fundit, sipas kontratës së fundit në fuqi mbulon rreth 10% të nevojave të Orlenit.

Dorëzimet përmes gazsjellësit Druzhba në Poloni janë ndërprerë nga pala ruse”, tha grupi polak në një deklaratë për AFP.

Ndërkohë, nga ana tjetër presidenti i Ukrainës ka kërkuar që presioni përmes sanksioneve nga ana e BE-së të rritet.

"Paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së synon industrinë ushtarake ruse, propagandën dhe sistemin financiar. Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet: ne presim hapa vendimtarë kundër Rosatom dhe industrisë bërthamore ruse, më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat".

Reagimin, Volodymyr Zelensky e bëri në Twitter pasi Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos