Rrëzohet helikopteri ushtarak në Meksikë, 6 të vdekur

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 08:57 | Bota
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Meksikë, 6 të vdekur

Një helikopter ushtar është rrëzuar në shtetin e Queretaros në Meksikë, ndërsa ishte në mision për shuarjen e zjarreve.

Autoritetet meksikane kanë konfirmuar 6 persona të vdekur. Helikopteri rus MI-17 po përpiqej të shuante zjarrin në pyjet me pisha.

Meksika është përfshirë nga vatra të shumta zjarri gjatë javëve të fundit, mes temperaturave të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos