Rriten gjobat për shkeljet e bizneseve, ekspertët: Mund të çojë në faliment dhe të rrisë korrupsionin

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 15:15 | Ekonomi
Rriten gjobat për shkeljet e bizneseve, ekspertët: Mund të

Bizneset, por edhe institucionet publike do të përballen me gjoba disa herë më të larta në rast se kryejnë shkelje ligjore. Ekspertët thonë se rregullorja e re mund të çojë në faliment shumë sipërmarrje, si dhe të nxisë korrupsionin mes subjekteve dhe inspektorëve.

Nga mosregjistrimi i të dhënave, mosdeklarimi i punonjësve te shkeljet e fiskalizimit apo mosafishimi i çmimeve të shitjes për secilën nga shkeljet, do të ketë një masë specifike ndëshkuese.

Një rregullore e hedhur për Konsultim Publik nga Inspektorati Qendror synon të përcaktojë në rritje nivelin e gjobave ndaj sipërmarrjeve apo institucioneve publike kur kryejnë shkelje të karakterit tatimor apo fiskal.

“Para ndryshimeve të ligjit 99/20, masa administrative për subjektet, për një punonjës të paregjistruar ishte 50.000 lekë dhe bëhet 200.000 lekë për deklaratat e deklaruara gabim, për subjektet me xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë, gjobat nisin nga 100 mijë lekë të reja”, shprehet Avni Tobli, ekspert kontabël.

Sipas relacionit, përveç aplikimit të gjobave, inspektorët mund të pezullojnë aktivitetin e subjekteve, të shfuqizojnë lejen e dhënë apo të konfiskojnë mjetet e përdorura gjatë shkeljes së kërkesave ligjore.  

“Për mendimin tim, kjo nuk është e drejtë. Nuk mund të arrihet disiplinimi me anë të gjobave. Ato mund të çojnë në falimet bizneset.”

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e masave ndëshkuese mund të nxisë korrupsionin mes subjekteve dhe inspektorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos