
Lejimi i shkëmbimit të energjisë me OSHEE ka rritur kërkesat për ndërtimin e impianteve diellore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, deri më tani numërohen rreth 88 aplikime për këto projekte deri në 2Më. Ekspertët e energjisë janë skeptikë mbi tarifën fikse të vendosur nga qeveria për këto investime, pasi sipas tyre nuk u jep garanci investitorëve për zhvillimin afatgjatë të fotovoltaikëve.
“Ka disa probleme sepse nuk është tarifë që i jep garanci afatgjatë biznesit, por është një nismë për të thithur ose për të zhvilluar më tej bazën ligjore për këto investime. Duhet të kenë një tarifë stimuluese”, thotë Eduard Elezi, ekspert për Energjinë. “Kjo kërkon edhe mbështetjen financiare për rrjetin e energjisë dhe zbatimin e projekteve”, thotë eksperti tjetër, Lorenc Gordani.
Për ekspertët, zhvillimi i këtyre impianteve në vend do tí bënte ato një nga kontribuuesit kryesorë në liberalizimin e tregut të energjisë, një nga problemet kryesore me të cilat përballet sot ky sektor. Shqipëria ka rishikuar nivelet për zgjerimin e instalimeve për periudhën 2019-2020 që synojnë prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, ku një pjesë e mirë e kapaciteteve prej 490 MW pritet të vijnë nga fotovoltaikët. (A2 Televizion)