Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës dhe Malltezit, zbulohet data e re që vendosi GJKKO

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 11:55 | Kronikë

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës dhe Malltezit, zbulohet data e

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, në Gjykatën e Posaçme.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të dosjes "Partizani", u shty për në 15 shtator.

Po ashtu mësohet se në gjykimin e dosjes "Partizani", avokati i Berishës, Genci Gjokutaj kërkoi përjashtimin e treshes gjykuese.

Sipas Gjokutajt, gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshmë, pasi janë nën vëzhgimin e SPAK. Avokatet e Berishës kanë kërkuar që shqyrtimi të bëhet nga gjyqtar jo të posaçëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos