Mirel Josa është zyrtarisht trajneri i ri i Bylisit.
Pas largimit të Gentian Mezanit, ekipi nga Ballshi nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka emëruar në krye të skuadrës teknikun 62-vjeçar.
Skuadra që sezonin e kaluar me vështirësi siguroi qëndrimin në elitë, duket se këtë edicion do të vijë me një projekt tjetër, shkruan A2. Kjo nisur dhe nga emërimi i Josës në stolin ballshiot.
Trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës të mërkurën dhe do të nisë menjëherë nga puna.
Sipas njoftimit të klubit, largimi i Gentian Mezanit nga Bylisi erdhi si pasojë e disa problemeve familjare për trajnerin dhe dy palët me konsensus vendosën të prishnin marrëveshjen. (A2 Televizion)