Sa më shumë kohë kalon, Kristjan Asllani duket dhe më larg Interit këtë merkato vere.
Mesfushori shqiptar nuk është në planet e zikaltërve dhe për këtë drejtuesit kanë vendosur ta shesin 23-vjeçarin. Interes ka nga shumë klube, por dëshira e tij është të qëndrojë të luajë në elitën e futbollit italian, shkruan A2.
Fiorentina po ngulmon për ta patur në skuadër, por problem mbetet çmimi që Interi ka vendosur për lojtarin. Vlera shkon nga 18 deri në 20 milionë euro, pak më e lartë sesa ajo që vjollcët mund të japin për shqiptarin, siç raportojnë mediat italiane.
Kristjan Asllani është në kontratë me Interin deri në vitin 2028, por hapësirat që ka gjetur te klubi zikaltër janë shumë të pakta.
Ai iu bashkua Interit në vitin 2023, për 15,7 milionë euro nga skuadra e Empolit. Sezonin që lamë pas, ai u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar tre gola dhe dhuruar tre asist. (A2 Televizion)