Një fitore ku “ligjin” e bënë futbollistët shqiptarë. Rubin Kazani e nisi me tre pikë kampionatin rus, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Akhmat Groznin, në një ndeshje ku protagonistët kryesor ishin shqiptarët.
Pas disa tentativash që në fillim, rezultati u zhbllokua në minutën e 24 me Dardan Shabanhaxhaj, shkruan A2.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, ndërsa në të dytën për të vulosur këtë sukses mendoi Veldin Hoxha që realizoi dhe çoi shifrat në 2-0.
Mesfushori Hoxha së fundmi ka pranuar dhe të jetë pjesë e përfaqësues së Kosovës dhe me shumë gjasa në shtator do jetë në fushë me fanellën e “Dardanëve”. Titullar në këtë takim ishte dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili qëndroi gjatë gjithë takimit në fushë, por pa mund të lë gjurmë.
Ndeshja e radhës do të jetë dhe më e vështirë për Rubin Kazanin, që do të presë në shtëpi skuadrën e Zenitit. (A2 Televizion)