Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 1500 viktima

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 14:11 | Bota
Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 1500 viktima

Mbi 1500 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i  tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7,8 i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë.

Siç raportohet epiqendra ishte në thellësinë e 25 km në rajonin e  Gaziantep dhe u ndoq nga një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter. Numri i viktimave rritet nga ora në orë; por sipas përditësimit të fundit në Turqi, janë të paktën 912 viktima të konfirmuara, dhe rreth 5400 të plagosur. Ndërsa në Siri, numërohen të paktën 400 viktima e mbi 500 të plagosur. 

Mijëra vetë besohet të kanë mbetur nën rrënoja dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.

Ministri i Brendshëm në Turqi tha se 10 qytete ishin prekur: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis. Ndërsa në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin  më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, dheu kërkoi qytetarëve të mos i përdorin telefonat celularë për të lejuar koordinimin e ekipeve të shpëtimit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur se do ta kalojnë se bashku këtë katastrofë. Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit. Autoritetet italiane paralajmëruan për cunami të mundshëm në jug të vendit, por alarmi u shfuqizua pak më orën më vonë. Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmologjik në botë. Në vitin 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet i fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termet-shkaterrimtar-edhe-ne-siri-momenti-kur-vogelushi-nxirret-nga-rrenojat/
https://a2news.com/2023/02/06/pasojat-e-termetit-78-rihter-ne-foto-u-ndje-nga-izraeli-deri-ne-rusi/
https://a2news.com/2023/02/06/pa-koment-momenti-kur-turqia-goditet-nga-termeti-me-magnitude-78/

A2 CNN Livestream

Latest Videos