Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, ambasadori Robo në Ankara jep detaje për shqiptarët

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 14:29 | Bota
Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, ambasadori Robo në

Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë prekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi. Ambasadori shqiptar në Ankara, Kastriot Robo, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 CNN bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm më autoritetet turke në zonat më të prekura.

Sipas tij, shqiptarët për fat të mirë nuk janë prekur pasi prezenca e tyre në zonat ku lëkundjet ishin të fuqishme është e limituar në raport me kryeqendrën e vend.

Ndërkohë, pasgoditja e tërmetit shkatërrues në Turqi është ndjerë edhe në Ankara dhe shkaktoi frikë te qytetarët të cilët lanë banesat dhe dolën në rrugë.

Kastriot Robo, tregoi po ashtu se dëme në njerëz apo materiale nuk ka pasur.

Pavarësisht shkallës së kësaj tragjedie, sipas ambasadorit shqiptar në Ankara, që pas një tërmeti të fuqishëm në vitin 199, qeveria turke ka marrë masa ekstreme për përballimin e të tilla situatave.

“Pas tërmetit të 1999, qeveria turke ka marrë masa ekstreme për përballimin e situatave. Dhe i referohem dy fakteve, krijimit të organizmit për përballimit të fatkeqësive natyrore. Një institucion tepër i përgatitur dhe i gatshëm për përballimin e situatave të tilla kritike. Dhe ka marrë masa edhe për certifikimin e godinave, të proceve të ndërtimeve. Godinat e pas ‘99 në Turqi, janë relativisht godina që përballojnë tërmete. Ndryshe ndodh me ato të ndërtuara para ‘99.”

Angazhimi i qeverisë turke sipas tij për përballimin e situatës ka qenë maksimal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos