Situata nga koronavirusi, Italia i kërkon ndihmë Pentagonit

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 09:49 | Bota

Mediat amerikane raportojnë se qeveria italiane i ka bërë një apel kreut të Pentagonit, Mark Esper ku i ka kërkuar ndihma dhe pajisje mjekësore, si maska dhe respiratorë për të luftuar koronavirusin.

Lajmi jepet nga CNN, i cili citon një zyrtar të lartë të mbrojtjes amerikane që dëshiron të ngelet në kushtet e anonimatit.

Sipas rrjetit amerikan të lajmeve Italia ka kërkuar që dhe trupa amerikane që qëndrojnë në vend të ndihmojnë personelin mjekësor apo spitalet fushore.

Së fundmi, Esper ka vënë në dispozicion maska dhe respiratore për spitalet civile në SHBA për t’iu përgjigjur krizës së koronavirusit. Ushtria amerikane, përveç kësaj, ka aktivizuar dhe disa njësi special për të ngritur spitale fushore, për të ulur presionin mbi ato civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos