Frika nga koronavirusi, protestë e të burgosurve në Kolumbi, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 09:07 | Bota
Frika nga koronavirusi, protestë e të burgosurve në Kolumbi,

Njëzet e tre të dënuar humbën jetën në burgun më të madh të Bogotas gjatë një tentative për t’u arratisur për shkak të tensioneve në rritjet nga përhapja e koronavirusit.

Ministrja e Drejtësisë, Margarita Cabello bën me dije se gjatë kësaj tentative në burg, mbetën të plagosur dhe 83 të dënuar të tjerë si dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore disa roje.

Të burgosurit në disa burgje të Kolumbisë kanë organizuar protesta për kushtet e vështira ku jetojnë dhe masat jo të mjaftueshme për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Ministrja Cabello shtoi se situata të ngjashme u regjistruar në 13 institucione të ekzekutimit të vendimit penal dhe për këtë arsye një hetim ka nisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos