Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Britani

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 17:32 | Bota
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Britani

Britania e Madhe raportoi 847 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar në 14 576 bilancin total të humbjeve të jetëve në vendin ishullor.

Mbi 341 mijë persona janë testuar për koronavirusin e ri nga të cilët 108 mijë kanë rezultuar pozitivë.

“Shifrat e sotme të vdekjeve tregojnë 3 gjëra. Së pari Britania e Madhe është një ndër vendet që është goditur më rëndë në botë nga kjo valë e parë”, u shpreh shefi i institutit “Rosalind Franklin”, James Naismith.

“Së dyti, Britania duket sikur e ka kaluar pikun e goditjes së parë. Dhe e treta, më në fund do të shohim ulje graduale të numrit të viktimave dhe kjo do të thotë se do të ketë ende shumë jetë të humbura në ditët në vijim”, shtoi Naismith. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos