Një tjetër afro-amerikan vritet nga policia në SHBA

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 22:24 | Aktualitet
Një tjetër afro-amerikan vritet nga policia në SHBA

Një tjetër rast “Floyd” është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 27 vjeçar afro-amerikan, i quajtur Rayshard Brooks  është vrarë nga policia e Atlantës gjatë arrestimit.

Agjentët mbërritën në vendngjarje pasi morën një telefonatë nga ana e një restoranti për një person të dyshimtë që flinte në parking.  Personi ishte në gjendje të dehur dhe në momentin kur do i vendoseshin prangat u rebelua. Në atë çast një nga efektivët e qëlloi.

Sipas të dhënave të dy efektivët janë pezulluar nga detyra për këtë ngjarje deri në përfundimin e hetimeve.

Në videon e publikuar shihet 27 vjeçari Brooks që tenton të largohet nga efektivë duke i marrë njërit prej tyre armën paralizuese. Në këtë momenti efektivët qëllojnë dhe ai merr 3 plumba mbrapa shpine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos