
28 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto rezultate dolën nga 2577 testime.
18 pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, ndërsa raste aktive mbeten 114.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,954 raste me koronavirus. Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,575 janë shëruar. (A2 Televizion)