
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, nis sot vizitën e saj 3-ditore në Tiranë, ku do të takohet me krerët e politikës shqiptare. Në agjendën e presidentes është parashikuar edhe një fjalë në Parlament.
Osmani takohet sot me presidentin Ilir Meta, me të cilin do të kenë edhe një konferencë të përbashkët.
Për të enjten, është parashikuar takimi me kryeparlamentarin Ruçi dhe fjala në Kuvend dhe pasditja i rezervohet takimit me kryeministrin Rama, për të vijuar në ditën e fundit me kryedemokratin Basha dhe kryebashkiakun Veliaj.
Vizita zyrtare e ushtrueses së detyrës të Presidentit në Kosovë do të përfundojë me takimin në 11:45 të së premtes, me Sali Berishën. (A2 Televizion)