Rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore ruse në Chernihiv

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 10:59 | Bota

Dyzet e shtatë persona u vranë nga sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit Chernihiv të enjten, thanë autoritetet rajonale.

Ndërkohë shërbimet e emergjencës, kanë pezulluar punën për shpëtimin për shkak të bombardimeve të rënda.

Gjithsej 148 persona, kryesisht civilë, kanë vdekur që nga fillimi i armiqësive në rajon, shtojnë autoritetet lokale.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë pasojat e tmerrshme të sulmeve ushtarake ruse që goditën një kompleks apartamentesh në qytetin Chernihiv të enjten.

Në video duket goditja teksa ndodh, me ndërtesa banimi të copëtuara në sekondë. Sirenat jehojnë, ndërsa kamera tregon pjesë të mureve të ndërtesës të shkatërruara, duke ekspozuar dhoma të tëra apartamentesh. Muret e një kompleksi apartamentesh, u shndërruan në gërmadha.

https://twitter.com/SESU_UA/status/1499402149410705423

Qyteti me 300 000 banorë ndodhet në veri të vendit, afër kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos