Rritet për të dytën ditë numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 09:22 | Bota
Rritet për të dytën ditë numri i të prekurve me

Gjermania ka shënuar për të dytën ditë radhazi një rritje të numrit të personave të rinj të prekur me koronavirusin e ri.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4003 persona të infektuar me koronavirus duke e çuar në 103 228 numrin e përgjithshëm në shtetin gjerman.

Përkeqësim të shifrave ka pasur dhe numri i vdekjeve, i cili u rrit me 254 në ditën e fundit për të arritur në shifrat 1861.

Gjermania është kështu bërë vendi i katërt në botë që ka kaluar shifrën e 100 mijë të prekurve me koronavirusi, duke u vendosur pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës dhe Italisë, për numrin e rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos