
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 55 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës në Itali, shifër kjo që vijon të jetë në të njëjtat nivele prej disa ditësh në vendin fqinj.
Rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish, pjesa më e madhe e të cilëve është sërish në Lombardi. (A2 Televizion)