Vijon të rritet ditë për ditë zemërimi ndaj presidentit Bolsonaro për mënyrën se si reagoi ndaj pandemisë së koronavirusit dhe si e menaxhoi atë në vijim.
Mijëra brazilianë kanë dalë në rrugë në mbarë vendin për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të tyre në lidhje me një skandal sipas të cilit ai kishte dijeni për një tentativë korrupsioni për blerjen e vaksinave, por nuk reagoi.
Protestuesit tashmë janë të sigurt në kërkesat e tyre dhe ky mobilizim vijon prej 3 ditësh.
Vetëm 13 për qind e brazilianëve janë vaksinuar plotësisht dhe epidemiologët paralajmërojnë se me ardhjen e dimrit në hemisferën jugore dhe qarkullimin e varianteve të reja, vdekjet do të vijojnë të rriten.
Bolsonaro minimizoi në mënyrë të përsëritur pandeminë në fazat e saj fillestare dhe sabotoi përpjekjet për të zbatuar distancimin shoqëror ose bllokimet. Senati i Brazilit po kryen një hetim mbi trajtimin e pandemisë nga qeveria Bolsonaro. (A2 Televizion)