Rritja e çmimeve, fermerët e Fierit dhe Beratit në protestë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 17:33 | Aktualitet
Rritja e çmimeve, fermerët e Fierit dhe Beratit në

Fermerët e serave dhe blegtorët e qarqeve të Beratit e Fierit protestuan tek zona e njohur si Ura e Kuçit, aty ku ndahet dhe kufiri mes dy qarqeve.

Ata protestuan për rritjen e çmimeve të plehrave kimikë dhe inputeve bujqësore, për subvencionet diskriminuese dhe për rritjen e çmimit të naftës.

“Në pamundësi për të ushtruar profesionin tonë, gjendemi këtu në rrugë sepse e kemi të pamundur të prodhojmë. Na thanë se kishim subvencionin 100 lekë për litër, ministrja gënjeu, skema ishte 100 lekë për lope”, thonë disa fermerë.

Pak ditë më parë, sindikata e fermerëve të bashkuar i dërgoi një shkresë zyrtare qeverisë, ku kërkonin subvencione, ulje të çmimit të naftës dhe rritje të inputeve bujqësore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos