Shqipëria, më pak doza të treta se vendet e rajonit e BE. Lë pas vetëm Bosnjen

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 13:14 | Aktualitet
Shqipëria, më pak doza të treta se vendet e rajonit e BE. Lë

Edhe me dozën e tretë Shqipëria ka nivel të ulët vaksinimi në raport me shtetet e tjera. Krahasuar me Rajonin, vendi renditet vetëm më mirë se Bosnje-Hercegovina. Ndërkohë mbulesa vaksinale me dozën shtesë në vend është mbi 6 herë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.

https://a2news.com/2022/02/18/varianti-ba-2-ekspertet-mund-te-jete-me-agresiv-se-omicron/

Ashtu si në nivel të përgjithshëm, Shqipëria ka mbulesën më të ulët vaksinale me dozën e tretë se çdo vend tjetër i Rajonit përveç Bosnje-Hercegovinës. Gjithashtu, shifrat e të vaksinuarve me dozën shtesë janë mbi 6 herë më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.

https://a2news.com/2022/02/19/manastirliu-masat-anti-covid-mund-te-rivleresohen-ne-mars/

Ka disa arsye pse shqiptarët po refuzojnë të marrin vaksinën e më konkretisht dozën e tretë. Disa pranojnë se janë të ndikuar nga informacionet e paverifikuara manipuluese e të tjerë thonë se barnat që marrin për sëmundjet kronike i mbrojnë nga koronavirusi.

Të tjerë e vlerësojnë vaksinën, duke pranuar të marrin të tri dozat.

Infodemia, moria e informacioneve kundër vaksinimit u pranua edhe nga institucionet e shëndetit në vend si një ndër frenuesit kryesorë të procesit të vaksinimit në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/18/pandemia-ekspertja-tregon-se-sa-shqiptare-kane-marre-dozen-e-trete-te-vaksines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos