Takimi në Bruksel për “targat”, Lajçak: Kosova dhe Serbia, zgjidhje brenda 6 muajve

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 16:20 | Kosova
Takimi në Bruksel për “targat”, Lajçak: Kosova dhe

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan raundin e parë të negociatave në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen e targave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, publikoi një mesazh dhe një fotografi të palëve në tryezë.

“Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, shkruan zyrtari europian në rrjetin social Twitter.

Takimi i parë erdhi pas marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel, me të cilën Kosova dhe Serbia i dhanë fund tensioneve në dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut që erdhën nga vendosja e reciprocitetit për targat. Aktualisht, në këto pika kalohet vetëm duke mbuluar simbolet shtetërore me letër ngjitës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/19/raporti-i-progresit-per-kosoven-veriu-mbetet-sfidues-urgjent-marreveshje-finale-me-serbine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos