Kundërshton rekomandimin e KE, presidentja Osmani: Vettingu në Kosovë, i domosdoshëm

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 19:26 | Kosova
Kundërshton rekomandimin e KE, presidentja Osmani: Vettingu në

Progres raportin e Komisionit Europian e mori në zyrë. Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati disa kundërshtime.

Kryesisht për vettingun në drejtësi, për të cilin u rekomandua që të mos bëhej në formën e propozuar nga qeveria pasi duhej të ishte opsioni i fundit sepse nuk është e domosdoshme që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit të rivlerësohen menjëherë.

 “Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi. Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vetë për vite të tëra. Prandaj vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”, deklaroi ajo.

Osmani mbrojti dhe vendimin për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i cili u konsiderua i jashtëligjshëm në progres raportin e Komisionit Europian, duke theksuar se ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

Pavarësisht kundërshtive, Osmani pranoi një rekomandim të raportit. Sipas saj, “KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive”.

Ndër të tjera, presidentja  konfirmoi që për luftën ndaj korrupsionit nuk ka kompromis dhe kërkoi mbështetje nga BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos