Rritja e çmimit të naftës, 100 lekë më shumë udhëtimi nga Korça në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 12:11 | Aktualitet
Rritja e çmimit të naftës, 100 lekë më shumë

Udhëtimi nga Tirana drejt Korçës, kushton 100 lekë më shumë. Udhëtarët thonë se para disa ditësh ata paguanin 500 apo 600 lekë për të shkuar drejt kryeqytetit apo anasjelltas.

Pagesa prej 700 lekësh e ditëve të fundit konsiderohet abuzim nga korçarët.

Drejtuesit e furgonëve shprehen se ishin të detyruar për këtë rritje, pasi me këtë çmim të naftës sot nuk kanë asnjë fitim. 

Shoqata e transportit publik në Shqipëri lajmëroi se gjithë biletat e udhëtimit do të rriteshin. Ndërkohë që rritje kanë pësuar edhe linjat drejt Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Maliqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos