Pabarazia gjinore në vend, gratë janë më të mirëarsimuara se djemtë, por punësohen më pak

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 17:02 | Aktualitet
Pabarazia gjinore në vend, gratë janë më të

Vajzat në Shqipëri janë më të mirë-arsimuara se djemtë, e megjithatë ato e kanë më të vështirë që të punësohen. Sipas të dhënave të Instituti të Statistikave, 38.7 për qind e femrave në vend janë me arsim të lartë, ndërsa te meshkujt ky tregues është në nivelin 26 për qind.

Nga na tjetër, shkalla e punësimit te gratë është 52.3 për qind, njëshëm më e ulët se te burrat, nivel që arrin në 71 për qind.

Hendeku gjinor vërehet edhe te niveli i pagave. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në vitin 2020 një grua u pagua mesatarisht me 51.679 lekë, shifër kjo 6.6 për qind më e ulët nga ajo e një burri.

Ndërkohë, përfaqësuese të shoqatave që kanë fokus gratë e aktorë të tregut të punës, nënvizojnë se duhen miratuar strategji të posaçme, të cilat i kushtojnë vëmendje kryesisht forcimit ekonomik të gruas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos